A e njihni vagjinën tuaj? A keni pasur ndonjëherë guximin për ta pyetur gjinekologun për “ATË”? E pra, në qoftë se ju nuk e keni bërë ndonjëherë, këtu është një listë e 20 gjërave që me siguri do të donit t’i dinit:
1. Vagjina nuk është e pafundme
Pra, çfarëdolloj gjëje që të përfundojë në të (prezervativë, tampon etij), do të dalin. Vagjina nuk është e lidhur me organet e tjera, kështu që fundin e ka të mbyllur.
2. Vagjina mund të “bjerë”
Kjo mund të ndodhë. Sidomos me moshën. Pasi është përdorur muskujt mund të bien: Quhet prolapsi vaginale. Por rrini të qeta gjithçka mund ta rregullojë kirurgjia.
3. Prezervativi nuk është gjithçka
Në kuptimin që ju mund të jeni në kontrakt me sëmundje seksualisht të transmetueshme madje edhe me përdorimin e tij. Për shembull, herpesi mund të merret edhe me prezervativ. Kujdes në zgjedhjen e partnerit tuaj.
4. Secila prej nesh ka të veten
Nuk janë standarde. Secila femër ka vagjinën e vet.
5. Vagjina është një muskul
Dhe si të gjithë muskujt, nëse nuk përdoren bëhet e dobët.
6. Marrëdhënia seksuale nuk është gjithçka
Tashmë e dini se shumë femra nuk arrijnë orgazëm vetëm me seks. Klitori është gjithmonë burimi i parë i kënaqësisë në një femër dhe ai stimulohet në mënyrë indirekte se sa direkte.
7. Pika “G”
A nuk mendoni se jeni të vetmet që të paktën nuk dini se çfarë është dhe ku është. Përpiquni ta stimuloni (edhe vetë), pjesën e përparme të vagjinës. Pak a shumë pika është ajo. Të jeni të sigurta se do ta kuptoni nëse e gjeni.
8. Aromat
Vagjina ka aromën e saj të veçantë. Mos u mundoni për ta ndryshuar atë! Është e rëndësishme për të mbajtur higjienën personale në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që çdo gjë të jetë në rregull.
9. Çfarë është Paptesti
Ai shërben për të njohur kancerin e qafës së mitrës. Në këtë kontroll nuk përfshihen vezoret, mitra dhe zorra e trashë.
10. Mpiksje te gjakut gjatë ciklit
Ndodhin veçanërisht në qoftë se cikli është i bollshëm. Është një mekanizëm mbrojtës për të parandaluar gjakderdhjen.
11. Thatësia e vagjinës
Sa më shumë kalojnë vitet aq më e natyrshme bëhet. Pra, para se të keni marrëdhënie seksuale, mos kini frikë për të përdorur një lubrifikant.
12. Hyrja e ajrit
Futja dhe dalja e ajrit brenda vagjinës duke bërë dhe zhurmë është diçka e zakonshme dhe normale.
13. Edhe femrat “derdhen”
Disa femra kur arrijnë orgazëm ejakulojnë si dhe meshkujt. Kjo quhet “Squirting”.
14. Kur bën seks të dhëmb
Në teori kjo nuk duhet të ndodhë, por ndodh. Me përjashtim të problemeve mjekësore (inflamacion, kandida, etj), problemi është përqendruar në mendje. Mos vazhdoni të vuani në heshtje, kërkoni ndihmë.
15. Seksi bën mirë, e jo vetëm për vagjinën
Këtë e dimë tashmë.
16. Pse qimet rreth vagjinës nuk rriten, e flokët po
Ato rriten njësoj si flokët. Por ndryshe nga ato, kur qimet arrijnë një gjatësi të caktuar bien.
17. Si bëhet ndryshimi i seksit nga femër në mashkull
Kjo nuk është gjë e lehtë dhe duhet të bëhen një numër operacionesh. Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Ku duhet të hiqni vezoret dhe rindërtoni penisin.
18. Edhe fëmijët masturbohen
Diskutim delikat, por me të cilin duhet të merren të gjithë prindërit. Është një zakon që të gjithë fëmijët e kanë. Siç ata përjetojnë çdo gjë tjetër, eksplorojnë edhe trupat e tyre nga kurioziteti, për t’u siguruar dhe për t’u qetësuar. Mundohuni të mos përfshiheni nga ankthi.
19) Panik nga tamponi
Rrini të qeta, edhe pse është e këshillueshme për t’i ndryshuar ato në një distancë prej pak orësh, shoku toksik ka një përqindje shumë të ulët.
20) Nëse jam shtatzënë, a e dëmton seksi fëmijën
Jo, nuk e dëmton. Fetusi nuk e ka idenë se çfarë po ndodh aty rrotull.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A