Me të ardhurat që kanë kosovarët mezi ngopen bukë. Gati gjysma e buxhetit të familjeve shkon për ushqim e pije. Por, në shtetin më të varfër të Evropës, shpenzimet e qytetarëve janë mjaftë të pazakonta dhe aspak racionale sipas njohësve të ekonomisë.
Shëndetësia e arsimi duken më pakë të rëndësishme në familjet kosovare se investimi në alkool e duhan, shkruan Gazeta Fjala.
Kështu tregojnë të dhënat e publikuara, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në buletinin e saj për këtë vit për shpërndarjen e konsumit sipas grupeve të saj. Nga 1,432 euro sa shpenzon një kosovarë ne vit, 43 për qind e buxhetit në familjet kosovare shpenzohet në ushqim e pije.
Ndërkaq, 4 për qind e buxhetit në një familje kosovare shpenzohet për veshmbathje, e njëjta përqindje shpenzohet edhe për alkool. Më së shumti familjeve kosovare del se ju kushton banimi, për të cilin duhet të ndajnë 30 për qind nga buxheti I përgjithshëm.
Një shumë e vogël kështu ndahet edhe për nevojat në shëndetësi. Vetëm tre për qind e buxhetit, harxhohet në këtë fushë, derisa nevojat për alkool duken të jenë më të mëdha se ato për shëndetësi, raporton Gazeta Fjala.
Për qytetarët e Kosovës, janë më të rëndësishme pushimet e piknikët në vende të ndryshme turistike, sesa investimet në edukim. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e ASK-së, 2 për qind e buxhetit në familje thuhet se shpenzohet për rekreacion, restauronte e hotele.
Edhe komunikimi, e transporti nuk është se iu kushton pak qytetarëve të Kosovës. 4 për qind e buxhetit shpenzohet në transport, derisa 4 përqindëshi investohet në komunikim.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale,STRAS, Ibrahim Rexhepi, thotë se konsumi ka shënuar rënie.
“Është e vërtetë se kosovarët shpenzojnë edhe për alkool dhe duhan, mirëpo jo në masën aq të madhe. Madje, sipas statistikave ka rënien te konsumit te e tyre artikujve, rreth dy për qind. Por, sido që të jetë nëse ato në konsumin e përgjithshëm familjar marrin pjesë 4 për qind, kjo është shifër e madhe për buxhetin e varfër të kosovarëve. Madje, kjo është e barabartë me shpenzimet për veshmbathje, apo per mobilie”, ka thënë Rexhepi.
Sipas tij, kosovarët nuk janë aspak racional në shpenzime. “Mënyra joracionale e shpenzimit të parasë vërehet përmes ndërtimit të objekteve të shtrenjta ku ndoshta nuk banon askush, apo te sasia e shpenzimit të karburantetve dhe për telefona mobil. Ka mundësi që për këto qëllime të shpenzohet më pak”, thekson Ibrahim Rexhepi.
Konsumi i përgjithshëm, sipas ASK-së, në Kosovë, është 2 milionë e 461 euro. Ndërsa për ekonomi familjare, ky konsum shkon në 7,503 euro. Konsumi për kokë banori, kap vlerën e 1,432 eurove.
Për ti mbuluar shpenzimet e tyre kosovarët gjejnë rrugë të ndryshme. 26 për qind e tyre, rrogat i marrin nga sektori publik, derisa 22 prej tyre paguhen nga ai privat.
11 për qind e tyre, kanë edhe biznese, e 13 për qind prej tyre mbijetojnë prej pensioneve që marrin nga shteti.
Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se shpenzimi më i lartë në duhan e alkool bëhet për shkak të fukarallëkut.
“Mendoj se ASK ia ka huq parasysh se për të dhënë një përgjigje duhet të bëhet studim. Potenciali në Kosovës është për të pasur një buxhet 5 miliardë, nëse del se shteti funksionon me 1 të tretën me sa një të tretat duhet të ballafaqohet qytetari i Kosovës. Shpenzimi më i lartë në duhan e alkool, është si pasojë e fukarallëku e një standardi që është më I varfëri në botë”, ka thënë për Gazetën Fjala, Kaçaniku. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit