Një muaj më parë, kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje temën e legalizimit të kanabisit mjekësor, duke ndezur debate nëse Shqipëria mund të përballojë sfidat për kultivimin ligjor të kësaj bime.
Rama deklaroi se qeveria po punon prej një viti për këtë projekt, ndërsa e cilësoi përdorimin mjekësor të kanabisit si një trend botëror.
Sipas kryeministrit, Shqipëria është gati ta ndërmarrë këtë hap, pasi ka vënë në kontroll kultivimin e paligjshëm.
Anja Basha, e angazhuar në industrinë e kanabisit mjekësor prej tre vitesh si këshilltare në Kanada në kompaninë “Ministrial Consultin Group” thotë se nëse Shqipëria do të arrijë të ndërtojë një sistem funksional për prodhimin e kanabisit mjekësor, mund të përfitojë me qindra milionë euro. Basha është e angazhuar si konsulente për investigimin e produktit mjekësor dhe menaxhimin e lidhjeve midis prodhueseve dhe dyqaneve në Kanada. Gjithashtu është këshilltare e jashtme me qeverinë e British Columbia në zhvillimin e infrastrukturës për legalizimin e bimës për arsye rekreacionale.
Ajo tregon se, Kanadaja është rast i veçantë pasi atje është legalizuar përdorimin për arsye rekreacionale (argëtim) që prej vitit 2018, ndërsa kanabisi mjekësor është legalizuar që në 2003. Përdoret si medikament për disa dhimbje, duke filluar që nga dhimbjet kronike deri tek pacientët me sëmundje si kanceri apo të ngjashme. Anja Basha tregon se, duke e legalizuar kanabisin sjellë më shumë studime dhe ul sindromën e djallit që fshihej pas kanabisit për gati 100 vjet pasi në fakt kanabisi në shekuj është përdorur si njëlloj medikamenti alternativ.
“Çdokush që ka një sëmundje apo një simptomë mund të aplikojë për kultivimin e kanabisit për përdorim vetjak mjekësor, por nuk mund ta shesë. Licenca merret si për ta përdorur si vaj por edhe si bimë. Leja merret për të kultivuar deri në 200 rrënjë. Këtu pati abuzim, siç do të ketë gjithmonë abuzime kur ke të bësh me lëndë të kontrolluara. U krijua njëlloj sistemi gri, e shitjes së kanabisit. Dhe kjo bëri që të shkohej dhe tek lejimi i përdorimit për rekreacion”, tregon Basha.
Sipas këshilltares për kanabisin në kompaninë “Ministrial Consultin Group”, Shqipëria është shembull delikat pasi ka një reputacion të keq për kanabisin, ndaj duhen rregulla të forta. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe shumë strikt në mënyrën se si do të ndërtohet sistemi i licencimit dhe nuk mendoj se shembulli i Kanadasë do të ishte shumë i mirë. Nuk do të ishte mirë që shtetit të ishte prodhues primar por t’ua kalonte fermerëve këtë të drejtë duke u dhënë licenca importi”, shprehet shqiptarja e cila punon me kompani të ndryshme në këtë industri, me fokus në përdorimin mjekësor të bimës.
Duke folur për karakteristikat e këtij tregu, Anja Basha tregon se kanbabisi nuk duhet të ketë plesticide kur prodhohet për përdorim mjekësor. Ndërsa fermat e mëdha arrijnë të punësojnë deri në 200 persona, ku disa prej të cilëve janë sezonale. Kurse për rritje e bimës nevojiten nga 8 deri në 12 javë. Sa i takon aspektit financiar dhe ekonomik që mund t’i sjellë Shqipërisë kjo industri, ajo thotë se mund të gjenerojë qindra milionë euro.
“Është një industri që potenciali i saj është shumë më i madh se sa ka arritur deri tani. Rekreacionali ka dorën e parë dhe sjell të ardhurat kryesore. Në një sistem funksional dhe të drejtë mundësi për të pasur përfitime ekonomike vendi dhe bizneset do të jetë me qindra milionë euro. Por nëse ka shkelje tregjet do të mbyllen”, përfundoi Anja Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij