Protesta filloi para ministrisë së ekonomisë për të vazhduar para kryeministrisë, ku organizatorët bënë thirrje për marrëveshje për plotësimin e kushteve të tyre. “Ndryshe nuk lëvizim nga ky shesh dhe do të përshkallëzojmë lëvizjen tonë”, tha kryetari i konfederatës, Kol Nikollaj.

Bordi i kompanisë ACR që menaxhon minierën e Bulqizës, pritet të mblidhet për të diskutuar për kërkesat e minatorëve, rritjen e rrogës me 20 përqind më shumë, uljen e moshës së pensionit, kushtet dhe sigurinë në punë dhe heqjen e firmave që shfrytëzojnë minierat pa koncesion. /Telegrafi/