Partitë më të mëdha politike nuk mendojnë se duhen zgjedhje të reja për këshillin e Qytetit të Shkupit, pas përplasjeve mes OBRM-PDUKM-së e Danella Arsovskës. Nga partia e Miskovskit thonë se në organet partiake nuk diskutohet kjo çështje. Thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur me punën e deritanishme të Arsovskës, në Këshill do të vazhdojnë të mbështesin vetëm ato projekte që janë në të mirën e qytetarëve.
“Gjithçka që është e mirë do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen. Se kemi këndvështrime të ndryshme, kemi. Ndonjëherë rrugët mund të na ndajnë, por mendoj se projektet duhet të vazhdojnë të zhvillohen”, deklaroi Vllado Misajllovski, Nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Nga LSDM vlerësojnë se në këto momente krize nuk është koha për organizim të zgjedhjeve të reja në këshill. Thonë se do të vazhdojnë të funksionojnë si opozitë ndërsa theksojnë se për ngjarjet në Qytetin e Shkupit përgjegjësia bie mbi OBRM-PDUKM-në.
“Vendimi i Qytetarëve më zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte që LSDM në Shkup të jetë opozitë. Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë këtë vendim të qytetarëve e ka respektuar dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Mbesim që në korniza të këshillit të Qytetit të Shkupit, të veprojmë si opozitë, duke i mbrojtur interesat e qytetarëve”, thonë nga LSDM.
Përplasjet mes OBRM-PDUKM-së e Arsovskës filluan filluan pasi kjo e fundit shkarkoi drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit. Pas këtij vendimi të Arsovskës, kuadrot e OBRM-PDUKM-së dhanë dorëheqje nga postet udhëheqëse nëpër ndërmarrjet publike që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, me arsyetimin se gjatë kryerjes së detyrave të tyre ka munguar koordinimi me kryetaren Arsovska./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë