LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Alessandro Draghi, zëvendëspresidenti i këshillit bashkiak të Firencës, i ka drejtuar një letër kryetarit të qytetit me kërkesën që ndeshja e Serie A midis Fiorentinës dhe Juventusit, e cila është planifikuar për të dielën, të shtyhet për shkak të kushteve të këqija të motit në rajon. 

Fiorentina është gati të presë Juventusin në stadiumin ‘Artemio Franchi’ në orën 18:00 të së dielës, në një ndeshje të rëndësishme  në luftën për kualifikim në Ligën e Kampionëve. 

Megjithatë, qyteti i Firencës është aktualisht në alarm të kuq pas reshjeve intensive të shiut në zonat lokale gjatë javës së kaluar, gjë që rrit mundësinë që ndeshja Fiorentina-Juventus të anulohet. 


“Për shkak të emergjencës klimatike, Kryetari Funaro duhet të konsiderojë mundësinë e kërkesës për shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus,” shkroi Draghi, sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport. 

“I ftoj kryetarin, së bashku me organet përkatëse, të vlerësojnë kërkesën për shtyrjen e ndeshjes së planifikuar për të dielën”, ka thënë ai. 

Ndeshja midis Fiorentinës dhe Juventusit është vendimtare për të dyja skuadrat në misionin e tyre për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin 2025/2026. 

Juventusi është aktualisht në vendin e katërt në renditjen e Serie A, por ka vetëm një pikë diferencë ndaj Lazios në vendin e pestë, ndërsa Bologna në vendin e gjashtë është vetëm dy pikë pas Juventusit. 

Fiorentina është aktualisht në vendin e tetë me 45 pikë, shtatë pikë larg pozitave që garantojnë kualifikim në Ligën e Kampionëve. 

Të dyja ekipet luajtën baras 2-2 kur u ndeshën për herë të fundit në Serie A në dhjetor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori