Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk përmbushin obligimet (Video)

Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor ende nuk janë të kompletuar. Kjo pasi mungojnë një anëtarë nga shoqëria civile dhe një nga oda e avokatëve.
Këtë gjë e ka konstatuar edhe Komisioni Parlamentar për Legjislacion, që ka bërë monitorimin e ligjeve për KPK e KGJK-në, dhe erdhi në përfundim se këto dy ligje duhet të ndërrohen.
Megjithatë disa deputet kanë gjetur edhe mospërmbushje të disa obligimeve të këtyre organeve.
Armend Zemaj nga radhët e LDK-se tha se ka vonesa të shumta në nxjerrjen e akteve nënligjore të parapara me legjislacion e po ashtu mungon edhe bashkëpunimi i ndërsjellë.
E dyshime mbi Këshillin Gjyqësor shfaqi edhe Agim Aliu nga PDK, i cili tha se këtu mungon llogaridhënia e nevojshme.
Ndër të tjera është konstatuar se transferimi i gjyqtarëve në departamentet të krimeve të rënda, nuk ka dhënë rezultatet e pritura. /Klan Kosova/




















































