LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Opozitar: Prej sot do të protestojmë për çdo ditë – deri në rënien e regjimit VMRO – BDI

Këshilli Opozitar: Prej sot do të protestojmë për çdo ditë – deri në rënien e regjimit VMRO – BDI

Këshilli Opozitar ka bërë të ditur se dë t’u bashkangjitet protestave të përditshme të cilat organizohen kundër siç thonë, regjimit VMRO – BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tyre publike në Facebook Këshilli Opozitar thotë:

”Të prirë nga situata aktuale politike, kur tashmë janë rrënuar të gjitha vlerat demokratike dhe institucionet drejtuese të shtetit, Këshilli Opozitar e sheh të udhës që, në frymë të përcaktimeve të tij për fuqizimin e frymës opozitare kundër këtij regjimi despotik dhe antiperëndimor i VMRO-BDI-së, të shprehë përkushtimin e tij edhe për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve që shkojnë në drejtim të betejës kundër këtij pushteti diktatorial.


Këshilli Opozitar do të vazhdojë edhe më tej ta zhvillojë dhe kultivojë frymën opozitare shqiptare dhe në vazhdimësi do t’i mbështesë të gjitha nismat që kanë për qëllim ta rrënojnë këtë regjim, me qëllim që ta rikthejë demokracinë e nëpërkëmbur në Maqedoni.Duke u prirë nga kjo, që nga dita e sotme edhe Këshilli Opozitar do të jetë aty ku është zëri i protestës qytetare kundër këtij regjimi”./Telegrafi/