LAJMI I FUNDIT:

Këshilli opozitar Marsh protestues më 9 maj

Këshilli opozitar Marsh protestues më 9 maj

Protestat në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Pas revolucionit ‘Laraman’ nga ‘Protestoj’ dhe më pas nga Aleanca për shqiptarët LR-PDSH dhe RDK, do të protestoj edhe Këshilli opozitar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këshilli opozitar më 9 maj, do të zhvillojë një marsh protestues për situatën politike në Maqedoni dhe kundër vendimeve të kryetarit Ivanov dhe dorëheqjen e tij. Ndryshe, protesta e 9 majit do të quhet si dita ‘D’ ku do të kërkohet drejtësi, demokraci dhe dinjitet.

Marshi protestues do të fillojë ora 17:30, ku do të marshohet nga parku i Çairit deri te Qeveria e Maqedonisë. /Telegrafi/