Këshillat e ekspertëve: flisni ngadalë, bëni pyetje dhe të gjithë do të dëgjojnë
Krejtësisht të sigurt në vete: derisa flisni, shikoni njerëzit në sy, buzëqeshni dhe mos qëndroni të kërrusur.
Shpesh gjuha e trupit është më e rëndësishme se ajo për çka flisni
Nëse duhet të shisni ide ose produkt, para se të flisni, merrni pak frymë dhe mendoni shkurt për çka dëshironi të thoni.Kjo do t’ju ndihmojë të përgatiteni, ndërsa të tjerët do të kenë përshtypjen që jeni të interesuar, pohojnë komunikologët. Shumëçka varet nga prezantimi. As idetë e mira, nëse nuk dini t’i prezantoni nuk do t’i vërejë askush. Kontakti direkt me sy dhe buzëqeshja janë dëshmia më e mirë e vetëbesimit, ushtrojeni.
E rëndësishme është edhe pozita e trupit, me çka po ashtu tregoni siguri në vete. Mos qëndroni të kërrusur, mos u përkulni, shikoni njerëzit para vetes. Gjuha e trupit shpesh është mënyrë më e fortë për të ngjallur besimin e dikujt se sa ajo çfarë thoni. Përpiquni të flisni nga thellësia e gjoksit, me zë të thellësi.
Kur jeni nervoz, zëri mund të dridhet dhe folësi humb kredibilitetin
Dhe atëherë zakonisht flasim shumë shpejt dhe nëse dëshironi të lini përshtypjen e personit me vetëbesim, ngadalësojeni. Kështu do të dukeni profesionist për atë që thoni. Derisa mendoni për fjalinë e ardhshme, largoni nga përdorimi fjalët si “e dini”,“mendoj:” dhe ngjashëm. Më mirë bëni një pauzë të shkurtër në gjysmë të fjalisë.
Ekspertët e komunikimit paralajmërojnë që fjalinë të mos e përfundoni me pyetje (për shembull: “Kuptoni?”), sepse do të duket që kërkoni pohim apo konfirmim të asaj për çka flisni. Me këtë gjë tregoni pasiguri. Silluni sikur të gjithë ju kuptojnë dhe lini hapësirë për nënpyetje.
Prezantimi është shumë i rëndësishëm, thoni qartë emrin tuaj
Kur e njoftoni dikë, gjithmonë shqiptojeni qartë emrin tuaj, të kompanisë ose arsyes pse telefononi. Thoni për shembull, “Kam nevojë për ndihmën tuaj”, ose “ndoshta mund t’ju ndihmoj”. Hyrja dhe prezantimi i mirë mund të tregojnë se si ia vlen t’ju dëgjojnë sepse keni çfarë të thoni.
Mos u frikësoni të pyesni, njerëzit do të çmojnë që nuk keni frikë
Jini spontan dhe kureshtar, tregoni që ju intereson bashkëbiseduesi. Pyetni çdo gjë që ju intereson. Ndonjëherë edhe pyetjet pa ndonjë lidhje në shikim të parë mund të çojnë deri te përgjigjet e rëndësishme, ndërsa njerëzit do të vlerësojnë që nuk frikësoheni të pyesni. Edhe kjo është mënyrë e mirë për të treguar se jeni të sigurt në vete.
Nëse duket që jeni duke u argëtuar, askush nuk do të mërzitet
Përmendni ndonjë anekdotë, ndonjë rrëfim për përvojën tuaj ose ndonjë ndodhi spirituoze. Thoni që jeni të entuziazmuar që mund të prezantoni idetë tuaja, theksoni të dhënat dhe shifrat interesante. Kur duket që ju jeni duke u argëtuar, askush tjetër nuk do të mërzitet. Dhe mendoni për atë që duhet ta mbani ritmin deri në fund të prezantimit.
Mburrja dhe dëshira për vëmendje janë pasiguri
Njerëzit që lëvdohen kthejnë vëmendjen kah vetja dhe me këtë gjë tregojnë se si në fakt nuk ndjejnë që janë të vlefshëm për respektin e dikujt. Sikur e mbani shenjën: “Ju lutem, më vëreni dhe më thoni që jam i veçantë”. Po ashtu mos kërkoni të jeni vazhdimisht në qendër të vëmendjes ose të flitet vetëm për problemet tuaja.
E rëndësishme është të pranohet çdo kompliment
Në vend se të dëgjoni ose zvogëloni lëvdatën e dikujt, tregohuni falënderues dhe kthejeni në mënyrë të sjellshme. Mundësoni tjerëve të kënaqen sepse ju kanë në disponim, le të vendoset ekuilibri në mes dhënies dhe marrjes. Mirënjohja dhe sinqeriteti janë shenjë e fortë e vetëbesimit.
Mos i ndalni të tjerët dhe kurrsesi mos u merrni me thashetheme
Mos i përmendni autoritetet vetëm për të theksuar se kë e njihni. Mos hyni në një hapësirë si pushtues dhe mos i ndalni njerëzit derisa flasin, sepse ju keni përgjigje. Mos u mundoni të tregoheni që jeni më të zgjuar dhe mos u merrni me thashetheme për konkurrencën. Mos u thoni njerëzve “kjo është pa lidhje” ose “nuk di se çfarë flet”, por argumentoni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Letrat erotike, një marifet tjetër për të ngjallur dëshirën seksuale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025