Forca dhe këmbëngulja, por gjëja më e rëndësishme është frymëmarrja
Mamia këshillon të gjitha nënat e ardhshme se si ta bëjnë më të lehtë fazën e fundit të lindjes për veten e tyre.
Lindja e fëmijës është momenti më i bukur, por edhe më stresues për çdo nënë. Dhimbja, lodhja, tensioni janë vetëm disa nga ndjesitë, edhe nëse lindja zgjat shumë, ndodh shpesh që gruaja të mbetet pa asnjë grimë forcë në momentin kur fillojnë tendosjet. Edhe pse ndjesia se së shpejti do ta shihni fëmijën tuaj ju jep forcë, përfundimi i lindjes kërkon forcë dhe përqendrim të madh për të shmangur komplikimet.
Për ta bërë më të lehtë për ju përgatitjen, mamia u jep të gjitha nënave në pritje 7 këshilla të arta se si ta shtyjnë fëmijën jashtë në mënyrë sa më efikase, transmeton Telegrafi.
▪ Sforcimi është si të keni një jashtëqitje të madhe – relaksoni trupin tuaj dhe shtyni sa më shumë që të mundeni. Meqenëse do të ndiheni sikur keni jashtëqitje, andaj femrat kanë frikën dhe rezistencën më të madhe, mos u shqetësoni, në këtë moment më e rëndësishmja është që fëmija të dalë sa më shpejt.
▪ Koka në gjoks – sigurohuni që të mbështetni mjekrën në gjoks me rastin e shtyrjes. Kjo do t’ju ndihmojë të përqendroni frymën dhe forcën tuaj në shtytjen në pjesën e poshtme të trupit.
▪ Përqendroni forcën tuaj në një mendim – jepni çdo gjë nga vetja. Sa më rregullisht të shtyni dhe sa më shumë përpjekje të bëni, aq më lehtë do të jetë për fëmijën tuaj që të dalë dhe të qajë sa më shpejt të jetë e mundur.
▪ Fokusi është i rëndësishëm – qëndroni e fokusuar. Mbani kontrollin dhe përpiquni të shmangni sforcimin e pakontrollueshëm – drejtojeni atë nga kërthiza poshtë.
▪ Ndryshimi i pozicionit – ndonjëherë, nëse sforcimi nuk e shtyn menjëherë beben jashtë, është e dobishme të ndryshoni pozicionin.
▪ Dëgjoni instinktin tuaj – merrni disa herë frymë thellë derisa zgjasin shtrëngimet e barkut, në mënyrë që të përgatiteni për sforcim. Kur shtrëngimet janë në kulmin e tyre, merrni frymë thellë dhe më pas tensionohuni me gjithë fuqinë tuaj – duke mbajtur frymën ose duke nxjerrë frymën… çdo gjë që ju duket e drejtë. Nëse dëshironi që mamia t’ju udhëheqë duke numëruar deri në 10, kjo është gjithashtu mirë – nuk ka formulë magjike. Bëni atë që vjen spontanisht dhe natyrshëm.
▪ Pushoni midis kontraktimeve – do t’ju duhet të ruani energjinë tuaj dhe të pushoni për raundin tjetër – shtytja është një përpjekje intensive.
Mos kini frikë, edhe nëse nuk ia dilni, ka një ekip mjekësh dhe mamive që do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju tregojnë saktësisht se çfarë të bëni, gjëja më e rëndësishme është vetëm të dëgjoni dhe të bashkëpunoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë