LAJMI I FUNDIT:

Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për formën tënde të fytyrës

Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për formën tënde të fytyrës

Sigurisht duhet të kesh parasysh llojin e flokëve dhe tiparet kur vendos për një model flokësh. Por mos harro një faktor tjetër të rëndësishëm: formën e fytyrës. Një model që të përshtatet dhe të plotëson nga të gjitha këndet.

Disa stilist tregojnë sekretet e prerjeve dhe stileve më të mira, ndërsa ju zgjidhni modelin që të duket i përshtatshëm.

Formë rrumbullake
Fytyrë e gjerë me faqe të plota.
Kjo formë ka nevojë për një model flokësh që ta bëjë të duket më elegante. Modelet e flokëve me gjatësi poshtë mjekrës duhet të ndahen me vijë në mes. Prerjet më të shkurtra se niveli i mjekrës nuk duhet të ndahen me vijë në mes dhe mundohuni të qëndroni larg ballukeve, por nëse i doni patjetër, mbajini nga njëra anë. Flokët e gjata mbajini pranë fytyrës.


Formë ovale
Tërësisht simetrike. Konsiderohet forma perfekte e fytyrës.
Mund të provoni çdo model flokësh. Për flokët e gjatë, modeli klasik me vijë në mesë me flokë që vijnë mbi shpatulla. Për flokë të shkurtër, një model me shkallëzim me kaçurrela. Gati çdo gjë ju shkon.

Formë dardhe
Më e gjerë në nofulla se në ballë.
Flokët duhet të stilohen në një model që të jenë pranë kokës dhe me balluke ose kaçurrela që vijnë më të plotë në anë, për t’i dhënë më shumë gjerësi ballit.

Formë e gjatë
Fytyrë e gjatë dhe e hollë me mjekër të theksuar.
Provoni modelet me vijë anash, me pjesën e ballukeve të krehura diagonalisht mbi ballë. Modelet voluminoze me vijë anash me flokë të hedhura asimetrikisht ose balluket e drejta do të krijojnë idenë e gjerësisë.

Fytyrë trekëndore
Mjekër e gjerë dhe ballë i ngushtë.
Për këtë formë fytyre duhet një prerje flokësh që të ketë volum të plotë në të dy anët e fytyrës në mënyrë që të balancojë formën. Jepini volum zonës pranë tëmthave por mos i mbani mbi fytyrë. Kjo do të bëjë që balli të duket më i gjerë. Preferohen të gjata deri tek mjekra ose më shumë.

Formë zemre
Gjerësi në zonën e vetullave dhe të mollëzave, mjekër e ngushtë.
Duhet të përpiqeni që të krijoni iluzionin e një balli më të vogël duke i ndarë flokët me vijë anash. Gjithashtu mund të balanconi pjesën e poshtme të fytyrës duke ruajtur një gjatësi flokësh deri tek mjekra ose shpatullat. Provoni onde ose kaçurrela në pjesën e poshtme të flokëve.

Fytyrë në formë diamanti
Mjekër dhe ballë i ngushtë, më e gjerë në zonën e faqeve.
Konsideroni modele flokësh që qëndrojnë pranë fytyrës në zonën e faqeve por që krijojnë volum në zonën e ballit dhe të mjekrës.

Formë katrore
Nofulla këndore dhe zona e vetullave e gjerë.
Kësaj fytyre i përshtaten së tepërmi format asimetrike. Nëse i krihni drejt vijës së nofullave, do t’i japë fytyrës butësi. Mund të përqafoni stilet me onde të viteve ’80.