Komisioni Evropian e ka refuzuar projektbuxhetin e Italisë për 2019-në. Roma duhet të paraqesë brenda tri javësh një plan të ri, sepse borxhi i ri i planifikuar i shkel rregullat e stabilitetit.
Ashtu si pritej, Komisioni e refuzoi planin e ri buxhetor të Italisë me borxhin e ri prej 2.4 për qind, të cilin e paraqiti qeveria në Romë. Është hera e parë që një vend anëtar disiplinohet në këtë mënyrë. Kjo është e mundur vetëm që prej vitit 2011, me zgjerimin e kompetencave në Paktin e Stabilitetit me të ashtuquajturin “Sixpack”.
“Më vjen keq që na u desh për herë të parë të kërkojmë nga një shtet anëtar që të rishikojë planin e tij buxhetor”, tha pas mbledhjes me zë varri, Valdis Dombrovskis, Komisari kompetent për Euron. Mungesa e emocioneve është karakteristikë e politikanit nga Letonia. “Sqarimet që morëm ditët e fundit nuk qenë bindëse. Këtu bëhet fjalë për një rast të vështirë të mosrespektimit”, të rregullave të Paktit të Stabilitetit, nuk u pa alternativë tjetër.
Kur një shtet i shkel “hapur dhe me ndërgjegje” këto rregulla, me to shkatërrohet besimi në Eurozonë dhe i gjithë BE dëmtohet, tha Dombrovskis. Italia ka vite që e shkel kufirin e lejuar prej 60 përqind për marrjen e borxheve të reja dhe ka shprehur angazhimin se do t’i ulë në mënyrë sistematike shpenzimet e saj, 0.8 përqind do të kishin qenë të lejuara për të.
“Është tunduese që borxhet t’i luftosh me më shumë borxhe”, tha Dombrovskis.
Por përballë kësaj ai vuri shifrat e thata të Italisë. Niveli i borxheve të Italisë është i dyti në BE, me 131.2 për qind të Produktit Kombëtar Bruto. Me këtë Italia është një nga vendet me borxh më të madh në botë. Vetëm interesat bankare janë kaq të larta sa i gjithë buxheti i arsimit i vendit. Barra e borxheve për frymë në Itali kap shumën 37 mijë euro.
Komisioni tërheq edhe njëherë vëmendjen që Brukseli nuk ia ka mbyllur në asnjë mënyrë Italisë rubinetin e parave. Si marrësi i dytë i fondeve strukturore të BE, Roma ka marrë 45 miliardë euro dhe veç kësaj i janë vënë në dispozicion 8.5 miliardë euro për investime.
Në mbledhjen e tij Komisioni e shtyu çeljen e një procedure për deficitin kundër Italisë. Refuzimi i buxhetit është hapi i parë, u tha; tani qeveria e Romës ka fillimisht tri javë, për të ndërmarrë ndryshime përkatëse, u tha për këtë.
Përgjigjja nga Roma nuk vonoi. Ai do të shkojë personalisht në Bruksel, tha ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shef i Legas dhe burri i fortë i qeverisë italiane, për të shpjeguar atje se si do të rritet ekonomia e Italisë në sajë të këtij buxheti. Por një gjë është e qartë, tha ai, “Ne nuk do të heqim asnjë cent nga ky buxhet”. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë