Kërkojnë dorëheqjen e kreut të Tribunalit të Hagës

Këtë veprim ato e shohin si të papranueshëm dhe shumë ofendues, transmeton REL.
Tribunali i Hagës me 28 shkurt ka hedhur poshtë dënimin me 27 vjet burgim të ish-shefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momcilo Perisic.
Gjykatësi Theodor Meron ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Perisic akuzohej për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në vitet 1990.
Me dënimin e shkallës së parë, në shtator të vitit 2011, atij i janë shqiptuar 27 vjet burgim.
Në aktgjykimin e shkallës së parë, prokuroria nuk është ankuar, duke thënë se dënimi është i pranueshëm, por Perisic ka thënë se ndihma e tij logjistike për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të barazohet me ndihmën në krimet e luftës.
Gjykimi i Perisicit ka nisur në tetor të vitit 2008. /Telegrafi/





















































