Nevoja për përshtatjen e kurrikulave mësimore të institucioneve të arsimit formal dhe profesional me nevojat e komunitetit të biznesit, ishte temë e diskutimit të forumit mbi Përshtatjen e Kurrikulave.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci tha se është fare e kuptueshme që komuniteti i biznesit të kërkojë që shkathtësitë e fuqisë punëtore të jenë në përputhje me nevojat e tyre.
Ai tha se Ministria e Arsimit është në proces të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit, ku sipas tij kurrikula e re ka filluar të zbatohet në mënyrë të plotë në të gjitha shkollat e Kosovës që nga viti 2017.
Pupovci shprehet se në procesin e hartimit të legjislacionit të ri, strategjisë së re, por edhe të kurrikulave të reja, roli i komunitetit të biznesit është shumë i rëndësishëm, duke ftuar përfaqësuesit e bizneseve që të japin kontributin e tyre në këtë aspekt, ashtu që kërkesat dhe propozimet e tyre të reflektojnë në dokumentet që kanë për synim reformimin e sistemit arsimor.
Arianit Fazliu nga kompania Kutia, e cila operon në sektorin e teknologjisë së informacionit, tha se kurrikulat duhet të shihen si projekte të gjalla dhe jo si produkte që krijohen për një kohë të caktuar, ku sipas tij në këtë mënyrë ato do t’u përshtateshin nevojave shpejtë të ndryshueshme të bizneseve dhe rrjedhimisht të tregut të punës.
Ai foli edhe për rëndësinë e përfshirjes së lëndëve të caktuara mësimore siç është kodimi në klasat më të hershme të ciklit të ulët fillor.
Fazliu tha se krahas adoptimit të kurrikulave të duhura, të rëndësishme janë edhe adoptimi i metodologjisë së duhur të mësimdhënies, por edhe trajnimi i duhur i mësimdhënësve.
Ndërsa, Jeton Veseli nga kompania Front, që operon në sektorin e ndërtimtarisë, tha se nevojitet një ndërlidhje më e mirë me nxënësit e drejtimeve profesionale teknike me sektorin e ndërtimtarisë në veçanti dhe me sektorët e tjerë në përgjithësi, meqë në këtë mënyrë nxënësit do të kenë mundësi të shohin edhe aspektin praktik dhe teknologjik të mësimeve teorike të cilat i marrin nëpër shkolla ose qendra të aftësimit profesional.
Veseli tha se Qeveria duhet të ofrojë stimuj fiskalë ose monetarë për kompanitë të cilat do të ishin të interesuara të hapnin dyert e tyre për praktikantët nxënës ose studentë.
Pjesëmarrësit e forumit ngritën shqetësimet e tyre lidhur me disponueshmërinë e fuqisë së kualifikuar punëtore, nevojës së ndryshimit të qasjes së mësimdhënies, por edhe rolit të institucioneve shtetërore të cilësisë arsimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker