LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj personit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare të klientëve

Kërkohet paraburgim ndaj personit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare të klientëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 17 maj 2022 ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit A.S., në drejtim të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në vazhdimësi e deri me datën 16.05.2022, në Podujevë, në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në një subjekt afarist, me qëllim që vetit apo ndonjë personi tjetër të i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, respektivisht të një numri të konsiderueshëm të të dëmtuarve, duke ua vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelave bankare të cilët kanë bërë blerje në këtë dyqan, ku këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave–kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para/euro,  çka me këtë ka përfituar një shumë në vlerë prej mbi 5,000 euro”.

Keqpërdori kartelat bankare të klientëve dhe bleu kriptovaluta - arrestohet nga policia
Lexo po ashtu Keqpërdori kartelat bankare të klientëve dhe bleu kriptovaluta - arrestohet nga policia

Prokuroria Themelore në Prishtinë, inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mund të jenë të dëmtuar në këtë rast, të paraqiten në Zyrën e Prokurorit të Shtetit apo në Policinë e Kosovës, në mënyrë që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë informata, për ta ndriçuar në plotëni këtë çështje penale. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori