LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave që u zunë me rreth nëntë kilogramë kokainë

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave që u zunë me rreth nëntë kilogramë kokainë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.T (1999) dhe E.T (2000) që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas kërkesës, me datë 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, nga Republika e Shqipërisë ka hyrë në Republikën e Kosovës automjeti Peugeot 307 ngyrë hiri, me vozitës E.T. (1999) dhe pasagjer E.T. (2000). Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve është vërejtur ndërhyrje në automjet – ulëse të pasme, dhe automjeti është vendosur në skaner, ku pas kësaj ka rezultuar se ka ndërhyrje (bunker nën ulëse të pasme të pasagjerëve në veturë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, me sasi prej 8 kg e 800.74 gram”, thuhet në njoftim.

Kapen rreth nëntë kilogramë substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë
Lexo po ashtu Kapen rreth nëntë kilogramë substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë

Në këtë rast, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:


– Një (1) automjet Peugeot 207 ngjyrë hiri dhe një (1) çelës i veturës;

– Nëntë (9) paketime, brenda me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë me peshë gjithsej 8 kg e 800.74 gr;

– Një (1) telefon Samsung;

– Një (1) telefon Iphone 6S;

– Para të gatshme 1475 euro dhe 200 Lekë.

Të pandehurit E.T (1999) dhe E.T (2000), me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori