LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga Real Madridi, por Guedes dëshiron të qëndroj te Valencia

Kërkohet nga Real Madridi, por Guedes dëshiron të qëndroj te Valencia

Mesfushori portugez me tipare sulmuese, Goncalo Guedes ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë te Valencia pasi është i lumtur në Mestalla.

Goncalo Guedes ka pranuar se nuk është i sigurt se ku do të qëndrojë e ardhmja e tij, por ai do të dëshironte të qëndroj në Valencia pas huazimit të tij nga Paris Saint-Germian.

Mesfushori portugez me tipare sulmuese u transferua në Mestalla në verë në një marrëveshje huazimi me mundësi blerje dhe ka bërë një fillim të rrufeshëm me tre gola dhe pesë asistime në gjashtë nisje të ligës.


Ronaldo e do Guedesin në vend të Bale, ia propozon edhe Perezit
Lexo po ashtu Ronaldo e do Guedesin në vend të Bale, ia propozon edhe Perezit

Paraqitjet e mira, forma dhe lumturia që po përjeton në Mestalla kanë bërë që Guedes të shpresoj të qëndroj sa më gjatë që është e mundur te Valencia.

Guedes duke festuar njërin nga golat e tij me Valencian

“Është gjithmonë mirë që skuadrat më të mëdha tregojnë interes për punën time edhe pse nuk di asgjë për të ardhmen time”, ka thënë fillimisht Guedes për ESPN.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh [sezonin e ardhshëm], por do të doja të qëndroja në Valencia”.

Tetë lojtarët e panjohur që po ‘shkatërrojnë’ në La Liga këtë fillim sezoni, në listë edhe Enis Bardhi (Foto)
Lexo po ashtu Tetë lojtarët e panjohur që po ‘shkatërrojnë’ në La Liga këtë fillim sezoni, në listë edhe Enis Bardhi (Foto)

“Jam shumë i lumtur këtu dhe jam trajtuar shumë mirë”, përfundoi portugezi.

Guedes iu bashkua PSG-së nga Benfica në janar të këtij viti, por u gjet në kohë të vështirë pas transferimeve të Julian Draxler, Neymar dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Varane ia zbulon Tchouamenit arsyen e largimit nga Real Madridi

Varane ia zbulon Tchouamenit arsyen e largimit nga Real Madridi

La Liga
Tifozët e Liverpoolit djegin fanellat e Alexander-Arnold në shenjë proteste ndaj kalimit të tij te Real Madridi

Tifozët e Liverpoolit djegin fanellat e Alexander-Arnold në shenjë proteste ndaj kalimit të tij te Real Madridi

Premier League
Si pritet të rreshtohet Real Madridi me Alonson si trajner dhe Alexander-Arnoldin e avancuar

Si pritet të rreshtohet Real Madridi me Alonson si trajner dhe Alexander-Arnoldin e avancuar

La Liga
Real Madridi do të sjellë një zëvendësues për Kroos apo Modric, vlen 60 milionë euro

Real Madridi do të sjellë një zëvendësues për Kroos apo Modric, vlen 60 milionë euro

La Liga
“Unë do të doja Mbappen në Juventus, por edhe Del Pieron dhe Zidanen” - aksionari miliarder i klubit italian do emra të mëdhenj te

“Unë do të doja Mbappen në Juventus, por edhe Del Pieron dhe Zidanen” - aksionari miliarder i klubit italian do emra të mëdhenj te "Zonja e Vjetër"

Serie A
Hajduti që tentoi të grabiste Mesut Ozilin dhe Sead Kolasinacin tani është pjesërisht i verbër

Hajduti që tentoi të grabiste Mesut Ozilin dhe Sead Kolasinacin tani është pjesërisht i verbër

Premier League
Kalo në kategori