Kërkohet marrëveshje deri në fund të javës ose përndryshe radikalizim protestash

Liderët e partive politike në Maqedoni, deri në fund të javës duhet të arrijnë marrëveshje për disa nga çështjet kryesore të krizës politike, në të kundërtën mund të radikalizohen protestat e shoqërisë civile, e cila 19 qershorin e ka vendosur si afat të fundit për plotësimin e kërkesave të saj, njofton REL.
Garantimi i punës së Prokurorisë Speciale në ndjekjen e zyrtarëve që po hetohen për vepra të rënda penale, mosndekja e aktivistëve që po protestojnë për një drejtësi të pavarur, zgjedhjet e lira dhe reformat në media janë disa kërkesat kryesore të atij që njihet si “revolucioni shumëngjyrësh”, kërkesa këto që mbështeten edhe nga partia më e madhe e opozitës, Lidhja social demokrate.
Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e partive politike kanë bërë edhe një përpjekje për afrimin e qëndrimeve, por ende pa ndonjë epilog konkret.
“Ne, konsiderojmë se duhet sa më parë që jetë e mundur të plotësohen të gjithë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, që nuk do të ishin një përsëritje e zgjedhjeve të kaluara kriminale. Ne, duhet t’i japim shansin qytetarëve që ata të vendosin se kush duhet të udhëheq me shtetin dhe jo këtë ta bëjë qeveria”, ka deklaruar Radmilla Sheqerinska nga LSDM-ja, sipas së cilës, partitë duhet të bëjnë çmos që të mos kalohet nga njëra në një krizë tjetër politike.
Nga OBRM-PDUKM mbeten në qëndrimin se para se të takohen liderët e partive duhet të ketë një agjendë për çfarë duhet të të bisedohet. Kryeministri Emil Dimitriev ka përsëritur deklaratën e kryetarit të OBRM-së, Nikolla Gruevski.
“Takimet janë një gjë e mirë, duhet të bisedohet dhe të negociohet, por duhet të dihet se për çfarë do të bisedohet. Për momentin kemi çështje të ngritura nga adresa të caktuara, por mendoj se fillimisht duhet të merremi vesh se duhet të bisedojmë për datën e zgjedhjeve dhe çështje tjera e më pas të mbahet takimi i liderëve të partive politike”, ka deklaruar Dimitriev.
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së të pranishëm në takimin e radhës nuk kanë dashur të japin detaje për rrjedhën e bisedimeve, por janë shprehur optimist se marrëveshje mund të ketë.
“Me partitë kemi pasur takime javëve të fundit dhe shpresojmë se ditëve të ardhshme do të kemi një përparim”, ka deklaruar ambasadori amerikan, Jess Baily ndërsa të njejtën e ka përsëritur edhe ambasadori evropian, Aivo Orav.
“Me partitë jemi në kontakt të përhershëm. Negociatat po vazhdojnë. Shpresojmë që të kemi marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Orav.
Partitë shqiptare BDI dhe PDSH, që po ashtu ishin të pranishme në bisedime nuk kanë komentuar pozicionet e tyre.
Nga partia e Ali Ahmetit që është pjesë e qeverisë më parë kanë thënë se bisedimet duhet të rinisin sa më parë, në veçanti tani pas vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov për anulimin e vendimit të tij për faljen e 56 zyrtarëvë të dyshuar për vepra të rënda penale.
Nga PDSH-ja e Menduh Thaçit ndërkohë mbeten në qëndrimin se Marrëveshja e Përzhinës mbi bazën e të cilës bisedojnë partitë është e dështuar dhe se nevojitet marrëveshje e re, e plotësuar edhe më çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker