Rrugëtimi i gruas në Policinë e Kosovës nuk ka qenë i lehtë, e krejt kjo për shkak të paragjykimeve nga rrethi me aludimin se kjo punë nuk është për gra, dhe se gratë nuk kanë fuqinë për t’u përballur me sfidat që kërkon kjo punë, por tani është koha që gratë të kenë përfshirje në sigurimin dhe shërbimin e vendit aq sa kanë edhe burrat.
Kështu u tha në një konferencë të mbajtur për nder të 7 dhe 8 marsit, nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me shoqatën e Grave Police në Kosovë, ku u takua bordit drejtues i Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police në Botë (IAËP), takim ky i cili u mbajt për herë të parë në Ballkan në 105 vjet histori të kësaj shoqate policore prestigjioze që ka shtrirje pothuajse në gjithë botën.
Me këtë rast u kërkua inkurajimi i grave për të kontribuar në luftimin e krimit dhe në sigurimin e vendit.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, deklaroi se janë zotuar që të ngrisin forcën e grave në Policinë e Kosovës e që këtë e kanë arritur ndër vite.
Ai tha se nga 9 mijë pjesëmarrës sa janë në policinë e Kosovës, rreth 25% janë gra, dhe se të gjitha ato që janë arritur në Polici janë rezultat i bashkëpunimit të grave dhe burrave.
I pari i Policisë së Kosovës, i bëri thirrje grave që t’i bashkohen institucioneve të sigurisë për shkak se roli i grave është i pazëvendësueshëm.
“Për momentin jemi 9 mijë e 25 pjesëtarë nga ky numër me rreth 25% gra, jemi të zotuar që të ngrisim numrin e grave pjesëmarrësve në forcat tona dhe këtë e kemi dëshmuar, duke implementuar politikat e afirmimit të dy gjeneratave të fundit të Policisë së Kosovës, kemi një përqindje të madhe të kadetëve. Arritjet e Policisë së Kosovës janë rezultat i grave dhe burrave profesionistë që punojnë së bashku drejtë arritjes së misionit, Policia e Kosovës e ka arritur këtë duke ju ofruar mundësi të barabarta si grave ashtu edhe burrave në të gjitha fushat. Partneriteti midis Policisë së Kosovës dhe shoqatës së grave police ka quar në avancimin e shoqërive gjinore dhe për këtë arsye them se Policia e Kosovës është model në Ballkanin perëndimor. Inkurajojmë gratë që t’i bashkohen institucioneve të sigurisë sa më shumë sepse roli i grave është i pa zëvendësueshëm”, u shpreh Qalaj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu deklaroi se mbështet gratë police të cilat e kryejnë këtë punë me shumë përkushtim dhe në mënyrë profesionale.
Veliu theksoi se pjesëmarrja e grave në pozita vendimmarrëse është tejet e rëndësishme, e krejt kjo për shkak se gratë qasen dhe zgjidhin probleme nga një kënd tjetër nga meshkujt.
“Policia e Kosovës ka qenë nismëtare e një procesi të madh që nga viti 1999 ku në mënyrë të barabartë dhe pa dallime ka filluar rekrutimin e grave në radhët e tyre nëse shikojmë në retrospektivë ky ishte një hap i madh dhe i përcjellë shumë të pa njohura, vullneti dhe gatishmëria e grave Kosovare edhe një herë ka treguar se për to asgjë nuk është e pa mundur, sot në radhët e Policisë së Kosovës me krenari mund të konstatojmë se kemi 15% të grave të përfaqësuara në të gjitha nivelet e strukturës policore, e di që është numër i vogël por mbështes gra police profesionale dhe të afta për punën e tyre”, u shpreh Veliu.
Nga ana tjetër, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova theksoi se Bashkimi Evropian barazinë gjinore e sheh si qenësore për stabilitet politik, siguri dhe ekonomi, andaj duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi kësaj pjese.
“BE-ja e sheh barazinë gjinore si qenësore për të siguruar stabilitet politik, siguri dhe zhvillimin ekonomik. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, megjithatë gratë ende janë më pak të përfaqësuara në jetë publike të Kosovës sidomos kur bëhet fjalë për pozita vendimmarrëse”, u shpreh Apostolova.
Për rolin e grave police foli edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sipas të cilës barazia gjinore është më shumë se sa një përfaqësim 50-50.
“Barazia gjinore në numër është vetëm hapi i parë drejt krijimit të një institucioni gjithëpërfshirës e të barabartë për gjithë secilin anëtarë të këtij institucioni, barazia gjinore është më shumë se sa një përfaqësim 50-50, ajo nënkupton përgjithësi por edhe mundësi të barabarta për gjithë secili”, u shpreh Jahjaga.
Ndryshe, takimi i bordit drejtues të IËAP dhe konferenca ndërkombëtare mbahen nën patronatin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë OSBE, Ambasadës Amerikane -Programi INL dhe ICITAP-i./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale