LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet çbllokimi i vendkalimit kufitar Evzoni në Greqi

Kërkohet çbllokimi i vendkalimit kufitar Evzoni në Greqi

Odat Ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë bëjnë thirrje që sa më parë të zgjidhet problemi i bllokimit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi në Evzoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të kundërtën, nëse nuk do të lejohet edhe për një kohë lëvizja e mallrave, atëherë do të shkaktohen dëme të mëdhaja ekonomike dhe financiare. Dëme nuk do të ketë vetëm Maqedonia, por edhe vendet tjera bashkëpunuese.

Sipas Jelisaveta Georgieva, ushtruese detyre drejtore e Odës ekonomike të Maqedonisë, situata në Evzoni përcillet çdo ditë dhe se janë dërguar letra në ambasadën greke dhe në Unionin e odave greke, ndërkaq përgjigja është se janë marrë masa për t’u tejkaluar problemi.


Ajo bëri të ditur se janë duke u shqyrtuar mundësitë për gjetje të rrugëve alternative për lëvizjen e mallrave.

Nga ana tjetër, drejtora e Odës ekonomike të Serbisë, Danica Millovanoviq, tha se bllokimi i rrugëve mund të ndikojë në rritjen e shkëmbimit tregtar./Telegrafi/