LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohen nga gjykata, 26 të arrestuar në Ferizaj

​Kërkohen nga gjykata, 26 të arrestuar në Ferizaj
Foto: Arkiv

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga 1 janari e deri më sot, policia e Stacionit Policor- Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë ka arrestuar gjithsej 26 persona.

Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, kohëzgjatje e dënimeve ka qenë nga 20 ditë deri 1 vit e 6 muaj.

Policia apelon te qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtër t’i shlyejnë obligimet e tyre ligjore.