Justin Bieber zgjodhi manikyrin që kishte pasur gruaja e tij Hailey Bieber gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Ata u bënë prindër për herë të parë të premten, duke e bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.


Në foton ku njoftuan lindjen e djalit të tyre, shiheshin edhe thonjtë e Haileyt.

Snapinsta.app 456690164 1038402711029336 214788281613692811 n 1080 1 Foto: Justin Bieber / Instagram

Dhe rezulton, se dizajni nudo ‘micro-french’ në thonjtë e saj në formë bajame u zgjodh nga burri i saj, sipas manikyristes së Haileyt, Zola Ganzorigt.

“Justin zgjodhi modelin e thonjve të Hailey-t së fundmi dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Ganzorigt për Vogue.

Snapinsta.app 371741558 1001570377848745 5413792966037651008 n 1080 Foto: Justin dhe Hailey Bieber

Ganzorigt është artistja prapa thonjve të famshëm të Haileyt.

Ajo gjithashtu ka kliente të tjera të famshme sikurse Kylie Jenner dhe Sydney Sweeney. /Telegrafi/