Professor Splash me kërcimin në lluca të tilla merret prej vitit 1983 dhe thotë se di sekretet e një teknike të veçantë e cila i mundëson që të kërcejë mirë dhe të mos lëndohet kur përplaset në pishinë e cila ka shumë pak ujë.
Shkathtësitë e tij i demonstroi kohë më parë në Trondheim në Norvegji dhe me kërcimin nga 11 metra në një pishinë për fëmijë vendosi rekordin e ri. Taylor i cili është nga Denveri në Colorado, konsiderohet si njëri nga kërcyesit më të mirë në botë në kategorinë e tillë. Taylor sot udhëton nëpër botë, duke prezantuar dhuntitë e tij dhe duk thyer rekordet e vendosura nga vetë ai. /Telegrafi/