Grupi terrorist i njohur si ISIS, vazhdon të bëjë propagandë për sulmet terroriste që mund të ndodhin në Kampionin Botëror që do të mbahet në Rusi. 

Për ta bërë këtë ata kanë zgjedhur yllin argjentinas, Lionel Messi, duke e u në krye të postierit propagandues.


Messi shihet duke qarë, por lotët e tij rrjedhin gjak. Një propagandë që kërkon t’i frikësojë tifozët, lojtarët dhe të gjithë të kyçurit në këtë garë.

30618bec137a8828c7a829dcd87de859 Postieri i Messi nga ISIS

Imazhi i dytë i botuar një javë më parë nga ekstremistët islamikë, kishte për figurë një luftutëtar të armatosur me një pushkë dhe një bombë jashtë një stadiumi të futbollit.

Nuk mungon as flamuri i zi i këtij vendi me fjalët: "Betohem se zjarri i Muxhahidëve do t’ju djegë ... Vetëm prisni”.

808b1b81226073d5d1ccdf9a11cb3198 Ilustrimi i militantit të ISIS-it pranë stadiumit

Postieri i Messit u botua nga grupi pro-ISIS, Wafa 'Media Foundation, shkruan siteintelgroup.

Kupa e Botës zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete në Rusi.

303d5d076e27464fd644f09b01f8d6a3 Tentojnë t'i tmerrojnë shikuesit e futbollit

Finalja zhvillohet në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Mijëra tifozë nga anë e mban bota pritet që të udhëtojnë për t’i parë nga afër kombëtaret e tyre. /Telegrafi/  

telegrafi sport app