LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, Zemaj: Këtë çështje ua lëmë në dorë organeve të rendit

Kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, Zemaj: Këtë çështje ua lëmë në dorë organeve të rendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj është njëri prej zyrtarëve të kësaj partie për të cilët është raportuar mbrëmë se janë kërcënuar.  

Zemaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këtë çështje do t’ia lënë organeve të rendit dhe drejtësisë.

“I sqarojnë organet e rendit sigurisht. Le t’ia lëmë drejtësisë”, ka thënë shkurt Zemaj.


Kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, Islami: Kanë ardhur nga shërbimet inteligjente të Serbisë ose të vendeve jo mike të Kosovës
Lexo po ashtu Kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, Islami: Kanë ardhur nga shërbimet inteligjente të Serbisë ose të vendeve jo mike të Kosovës

Ndërkaq, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, të mërkurën kishte thënë se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj disa zyrtarëve të LDK-së.

Bëhet fjalë për Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, të cilët ishin pjesë e këtij planifikimi për atentat.

E për këtë njohësi i sigurisë, Avni Islami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përderisa nuk ka ndonjë adresë të saktë se kush e ka bërë këtë kërcënim, opinioni publik nuk duhet të ngutet, derisa të dihet se nga kanë ardhur.

Sipas tij, gjithmonë kur ka kriza politike një palë e tretë, siç është Serbia mundohet të shfrytëzojë rastin për të bërë vëlla vrasje në vend.

Ndryshe, pas raportimeve për këtë kërcënim detaje kanë dhënë edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se janë duke hetuar këtë rast, duke e cilësuar si “kanosje”.

Siç u raportua në media kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë. Po ashtu këto organe kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori