Ky është momenti kur një djalë i ri që po kërcente në trampolinë, arrin me saktësi të paparë ta godet me shkop golfi topin dhe gjithçka ndodh derisa ishte në ajër.
Dylan Chamberlain, 20-vjeç nga Washingtoni, duket se kishte punuar shumë që “trukun” e tij ta realizojë me sukses, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet Dylan duke kërcyer në trampolinë derisa në dorë mbante shkopin e golfit dhe në tjetrën topin.
Ai kur ngritet në ajër e hedh topin lart, e kur fillon të bie e godet me tërë forcën me shkop – duke realizuar gjuajtjen me precizitet të paparë. /Telegrafi/