Në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, ditën e djeshme dyshohet se është keqtrajtuar një fëmijë i moshës një vjeçare.
Në fakt, në trupin e këtij fëmije janë disa shenja, që duken se janë kafshime me dhëmbë.
Familjarët e vajzës kanë ngritur dyshime për rastin e ndodhur dhe po kërkojnë sqarime nga drejtoresha e çerdhes Resmije Bujupi, e cila ka pranuar se rasti ka ndodhur në çerdhen që e drejton. Gazeta posedon fotot që tregojnë lëndimet që ka pasuar fëmija.
Elvira Jahaj nga Peja është tmerruar ditën e djeshme kur e ka marrë vajzën e saj nga kopshti.
Ajo është befasuar nga shenjat që i ka parë në trupin e vajzës, të cilën e kishte lënë për vetëm dy orë në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes”.
Jahaj ka treguar për Express se krejt kjo i ka ndodhur vajzës së saj gjatë qëndrimit në këtë çerdhe.
“Kjo ka qenë dita e parë që e kam çu çiken në ata kopsht. Nuk ka qëndruar as dy orë dhe i ka ndodh ajo. Më kanë thirr nga kopshti duke thënë se çika po qanë. Kam shku me marrë, dhe po sa kam shku në banesë e kam pa trupin e saj. Jam tmerruar në atë moment. I kam telefonuar drejtuesit e kopshtit dhe kam bisedu me ta. Nuk ka pas ndonjë sqarim”, ka treguar ajo.
Jahaj ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme është duke u marrë me rastin.
“Sot isha në kopsht. I kam kërkuar edhe kamerat që të shohë si ka ndodh rasti. Deri tash nuk mi kanë ofruar pamjet. Tash nuk mund të them as unë se çfarë ka ndodh. Vetëm fotot e tregojnë pamjen mirë”, ka thënë ajo duke treguar se fëmijën e ka pasur për kontroll edhe të mjeku.
Kurse, drejtoresha e kopshtit “Pëllumbat e Paqes”, Resmije Bujupi ka thënë se me rastin janë duke u marrë seriozisht.
Ajo e ka pranuar se lëndimi i fëmijës ka ndodhur në kopshtin që ajo e drejton, po që sipas saj rastet e tilla nuk duhet të behën edhe shumë tragjike.
Bujupi ka treguar se janë duke e trajtuar rastin edhe në komisionin e kopshtit.
“Jemi duke e trajtuar këtë rast. Po ashtu edhe komisioni i kopshtit është duke u marrë me të. Ne kemi biseduar edhe më prindërit e fëmijës. I kemi shpejtuar se si ka ndodh rast. Në pretendojmë se krejt shenjat në trupin e fëmijës janë nga kafshimi”, ka thënë ajo.
Bujupi ka mohuar mundësinë që fëmijë të jetë torturuar nga mësuesit e kopshti. “ Nuk ka asnjë dyshim që fëmija të jetë torturuar nga kujdestarët e kopshti. Kjo s’ka asnjë mundësi të ndodh se s’ka asnjë arsye të ndodh”, ka thënë Bujupi.
Bujupi ka bërë të ditur se do të merren masa edhe ndaj edukatoreve të kësaj çerdhe.
Lexo po ashtu: E tmerrshme: Shikoni si është rrahur vogëlushja në një çerdhe të Pejës (Foto,+16)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë