LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan

Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan
Arkiv

Policia e Kosovës në vazhdën e aksionit “Subvencioni 2021”, ka arrestuar edhe dy persona dje në fshatin Ponesh në Gjilan.

Përmes raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se të dy të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit
Lexo po ashtu Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Telegrafi mëson se njëri nga të arrestuarit është zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan, kurse tjetri një fermer.

Kujtojmë se javë më parë Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, realizoi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë, ku në përfundim të operacionit në pranga përfunduan dymbëdhjetë persona nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve dhe subvencioneve, si dhe u sekuestruan 400 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori