LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të mashtroj në emër të AKI-së, arrestohet 73 vjecari

Tentoi të mashtroj në emër të AKI-së, arrestohet 73 vjecari

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes të së premtes, saktësisht hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në tentativë”.

Në njoftim thuhet se veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B.Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës i  cili dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën)  nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë 2000 euro, kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s dhe gjoja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’i kryej shërbime në favor të  viktimës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore janë zhvilluar me autorizim të prokurorit të çështjes, i cili ka urdhëruar që veprimet e mëtejme hetimore lidhur me rastin të zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”, duke u zbuluar se është tentuar të keqpërdoret institucioni i AKI-s.


Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori