LAJMI I FUNDIT:

Kepa Arrizabalaga te Lazio, Thomas Strakosha te Chelsea

Kepa Arrizabalaga te Lazio, Thomas Strakosha te Chelsea

Kepa Arrizabalaga mund të ribashkohet me Maurizio Sarri në Lazio, ndërsa Chelsea janë gati ta marrin portierin shqiptar Thomas Strakoshën si lojtar i lirë.

Lazio është në kërkim të një portieri të ri, pasi Strakoshës i ka skaduar kontrata, ndërsa Pepe Reina gjithashtu nuk duket se do të qëndrojë në ‘Olimpico’.

Zgjedhja e tyre e parë është Marco Carnesecchi në pronësi të Atalantës, i cili aktualisht është i huazuar te Cremonese, por ai mund të jetë jashtë për disa muaj pas operacionit.


Sipas RMC Sport, zgjidhja mund të bëhet nëse Lazio e merr Kepan në huazim nga Chelsea, ku ai nuk është i lumtur me konkurrencën e Edouard Mendy.

Nga ana tjetër, Chelsea do të nënshkruante me Strakoshën si zëvendësues të Mendyt, pavarësisht raporteve se portieri shqiptar kishte një marrëveshje me Fulham.

Sarri dhe Kepa sigurisht që kanë një histori nga koha e tyre së bashku në Chelsea, veçanërisht kur portieri spanjoll refuzoi të zëvendësohej në kohën shtesë gjatë finales së Kupës Carabao në vitin 2019.

Ai më vonë këmbënguli se kishte një keqkuptim, por Sarri ishte përpjekur të zëvendësonte Kepan dhe ai nuk pranoi të dilte jashtë.

Chelsea pagoi mbi 70 milionë euro për ta nënshkruar nga Athletic Bilbao në vitin 2018, megjithatë ai tani po ngroh stolin në Stamford Bridge me vetëm 15 ndeshje gjatë gjithë sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori