Shëndeti dobësohet me kalimin e moshës dhe trupi na dërgon sinjale paralajmëruese kur diçka nuk është në rregull
Problemi është se shumica e njerëzve i injorojnë këto sinjale.
– Trupi gjithmonë na tregon qartë nëse diçka nuk është në rregull. Nëse të gjithë do ta njihnim mirë trupin tonë dhe çfarë ndodh në të, gjithçka do të ishte më e thjeshtë.
– Futja e zakoneve të shëndetshme në ushqimin tuaj dhe aktiviteti fizik adekuat janë hapat e parë. Eliminimi i stresit, ambienti pozitiv, marrëdhëniet cilësore me të dashurit, edukimi, jetesa në paqe – thonë nutricionistët, transmeton Telegrafi.
Sulmet e papritura të zemërimit
Më shumë se gjysma e njerëzve që vuajnë nga depresioni i madh përjetojnë shpërthime të papritura zemërimi.
Nëse keni vënë re se jeni shqetësuar për gjëra të vogla për një kohë të gjatë, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë. Depresioni në një formë të avancuar zhvillohet shpejt në një çrregullim obsesiv-kompulsiv.
Presion në gjoks dhe nervozizëm të vazhdueshëm
Sado që të bind ambienti që të gjithëve u ndodh, nuk është e vërtetë. Është koha të mendoni dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.
Skuqje e lëkurës dhe kruajtje
Skuqjet e dhimbshme në fytyrë, bërryla, gjunjë dhe lëkurë të kokës duken si ekzemë, por ato në fakt mund të jenë një problem shumë më serioz. Këto simptoma mund të shkaktohen nga një sëmundje autoimune e quajtur sëmundja celiake.
Lëkura jonë është organi ynë më i madh, ndaj mos i injoroni momentet kur trupi juaj dëshiron t’ju tregojë diçka.
Ju vazhdimisht ndiheni të dobët dhe shpesh keni të ftohtë
Çdo person sulmohet nga bakteret dhe viruset çdo ditë, por sistemi imunitar i një personi të shëndetshëm mund të luftojë kundër organizmave patogjenë.
Nëse jeni person që sëmureni menjëherë në kontakt me një mik që është i ftohur, atëherë sistemi juaj imunitar nuk funksionon siç duhet. /Telegrafi/