Do të ishte krejtësisht e gabuar të thuash se stili bob është jashtë modës

Për më tepër, prej vitesh është konsideruar si modeli më i popullarizuar i flokëve, dhe ka disa arsye për këtë - duket elegant dhe nuk kërkon mirëmbajtje.


Në fakt, duket se një model që bie në sy, sepse i bën flokët të përtërirë, të shëndetshëm, i kthen fytyrës rininë dhe freskinë.

Nëse duhen besuar ekspertëve të kujdesit të bukurisë, titulli i flokëve më të dëshirueshëm në muajt e ardhshëm do t'i takojë të ashtuquajturit 'box' bob, transmeton Telegrafi.

3Jyutj9XkQ9cPb9aKYeMoU 1024 80

Bëhet fjalë për një prerje flokësh bob, e cila sipas rregullave arrin deri te mjekra dhe majat janë shumë të zbehta dhe të holluara, për të krijuar iluzionin e një kutie, pas së cilës modeli i flokëve ka marrë emrin.

Ky model flokësh duhet të ketë një formë sa më katrore dhe sa më shumë vëllim.

1e5c4ecbdc85c3f991d5cf4f7abfc3183d8147cb  1

- E vënë re së fundmi tek Kristen Bell dhe Christina Ricci, kjo prerje është një version i stilit klasik bob, i cili i përshtatet të gjithave me flokë të hollë dhe të rrallë, duke i dhënë strukturë dhe plotësi flokëve, të cilët përndryshe duken të rrafshuara - shpjegoi parukierja Nicole Petty.

box bob

/Telegrafi/