Keni blerë gjëra të vjetra ndonjëherë? Kontrollojini mirë, kurrë nuk i dihet!

Ajo, në momentin që po tentonte të pastronte mobiljet, kishte gjetur rreth 15,800 dollarë. Dhe sipas medieve lokale të prefekturës Hyogo, ajo këtë gjë e kishte lajmëruar në polici, transmeton Telegrafi.
Policia menjëherë kishte filluar të kërkonte ish-pronarin e mobiljeve, i cili ato i kishte sjellë në një dyqan për t’i shitur – prej nga edhe gruaja i kishte blerë.
Shitësit e dyqanit kanë thënë se ata nuk kanë vërejtur diçka të tillë. Ndërkaq, thuhet se nëse policia nuk mund ta gjejë ish-pronarin e mobiljeve, paratë do t’i mbesin gruas që i ka gjetur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































