Burim Hoxha ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

"Ah Dashni", titullohet kënga e re e prizrenasit, të cilën e ka shoqëruar me video.


Një këngë ritmike e ka sjell mjaft të freskët dhe në top formë këngëtarin shumë të dashur nga publiku.

Screenshot 5

Ai në një prononcim për Telegrafin kishte shpalosur detajet ekskluzive të këngës së re.

"Është punuar nga kompozitori Roy Meta, i cili gjithashtu ka shkruar dhe tekstin. Kënga flet për dashurinë dhe është ritmike”, kishte pohuar ditë më parë Burim Hoxha.
Video është realizuar me shumë profesionalizëm nga produksioni Magic Pictures, i cili ka zgjedhur për pamjet Prevallën.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit për këngëtarin që do sjell edhe disa të tjera në të ardhmen. /Telegrafi/