Alban Skënderaj dhe Ledri Vula janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor të titulluar “Nuk ekziston”.
Kjo këngë është kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa tashmë ndodhet në platformën muzikore YouTube.
Krahas interpretimit të veçantë të dy artistëve të famshëm, ky projekt ka një realizim të shkëlqyer.
Dhe kur jemi te kjo pjesë, nuk ka dyshim se prapa kësaj video të mrekullueshme qëndron djaloshi nga Peja, Fat Gjakova.
Me kaq karakteristika unike e në detaje, ky videoklip mori vëmendjen e të gjithëve.
Fati ka punuar me një pjesë të artistëve të estradës përfshirë Dafina Zeqirin dhe Kidën.
Talenti i tij është dëshmuar në secilën prej këtyre projekteve e momentalisht po vazhdon të jetë në fokus të madh. /Telegrafi/