Supermodelja, Kendall Jenner 29 vjeçe, ka zbuluar planet për t’i dhënë fund karrierës së saj të fuqishme në modelim dhe për të dalë përgjithmonë nga qendra e vëmendjes, duke e zhvendosur fokusin tek pasioni i saj i vërtetë: dizajni i shtëpive.

Ylli i “Kardashians” është rritur nën syrin e publikut, duke bërë debutimin e saj në reality TV që në moshën 11-vjeçare, në serialin e familjes së saj “Keeping Up With The Kardashians.”


Që atëherë, klani Kardashian-Jenner ka nënshkruar një marrëveshje fitimprurëse me Hulu për vazhdimin e serialit, megjithatë ylli i pasarelave i pranoi revistës Vogue se nuk është nuk është gjëja më e preferuar e saj.

Foto: Kendall Jenner / GettyImages

“Betohem në Zot, do t’i ndaloj të gjitha dhe thjesht do të merrem me dizajnim shtëpish. Nuk po bëj shaka,” i tha Jenner revistës në një intervistë të hënën, së bashku me kolegen e saj të pasarelave, Gigi Hadid.

“E dua hapësirën time në LA, por gjithashtu më pëlqen shumë jeta e thjeshtë. Më pëlqen të zgjohem çdo mëngjes, të vesh një rrobabanjo ose një palë pantallona sportive, pa grim, dhe të jem e lirë në ditën time.”

Foto: Kendall Jenner / Lachlan Bailey

“Unë mendoj shpesh për të ardhmen, por përpiqem të mos planifikoj shumë, edhe pse e di që jam një planifikuese”, shtoi ajo.

Jenner shpjegoi se është një person që do të qëndrojë në shtëpi dhe se i pëlqen “të ndihet normale” në ditët kur nuk ecën në pasarela për markat luksoze.

“Më pëlqen të shkoj në garat me kuaj, e veshur si gjithë të tjerët, me helmetën, syzet e diellit dhe uniformën time, dhe të konkurroj nën një emër krejtësisht tjetër,” tha ajo.

Modelja e kopertinave debutoi për herë të parë në ekran në vitin 2007 dhe më pas arriti të fitojë statusin e modeles më të paguar në botë në vitet që pasuan.