Modelja Kendall Jenner, sapo është kthyer në Los Angeles, pasi festuan ditëlindjen e Kim Kardashian në një ishull privat.

Por, ajo duket se është ende nostalgjike për verën, pasi në rrjetin social Instagram ka ndarë imazhe atraktive, shkruan DailyMail.


24-vjeçarja ka shfaqur linjat e bujshme trupore, ndërsa shihej e veshur me një palë bikini me përmasa më të vogla.

34913208 0 image a 47 1603818456495

Flokët e saj brune kishte zgjedhur që t’i lë të lakuara mbi supe, ndërsa nuk kishte përdorur fare makijazh.

Po ashtu në vesh ajo mbante një lule, kurse shihej edhe duke shijuar një ‘smothie’.

34913750 8885475 image a 59 1603822386306

“Lokacioni është sekret”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Në të njëjtin postim ajo solli një sërë fotografi, por që vetëm dy prej tyre ishin të modeles, e veshur me bikini.

34913210 8885475 image a 49 1603821509099

Kujtojmë se bukuroshja brune është duke u komentuar edhe për daljet e shpeshta me Devin Booker, e që ka nxitur aludime se mund të jenë në lidhje. /Telegrafi/

34913200 0 image a 48 1603818509372