LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Uashingtoni vendi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kelmendi: Uashingtoni vendi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ish- deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka thënë se tashmë është Uashingtoni vendi i marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, gjë për të cilën tha se ka qenë e ditur, meqë, sipas tij, partneri dhe investitori kryesor për Kosovën janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nuk duhet të jetë befasi se kush sipas Kushtetutës e udhëheq Kosovën në marrëveshje ndërkombëtare. Ai  tha se me rëndësi për Kosovën është të përmbyllet pavarësia, të ketë marrëveshje me Serbinë, marrëveshja të kalojë në Këshillin e Sigurimit sa më parë dhe në Kombet e Bashkuara.

“Dialogut të udhëhequr ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe me ndërmjetësues Evropianë po i vjen fundi. Kjo sepse edhe si dialog është paraparë përafrimi, përgatitja për një mori marrëveshjesh teknike, të cilat një pjesë e madhe e tyre janë implementuar. Edhe kërkesa e z.Lajcak që të enjten të mbahet edhe një takim pune i rradhës – pra takimi për të cilin do te dakordohen se BE ja e ka përfunduar misionin e udhëheqjes së dialogut, ka përgatitur dokumentacion të bollshëm teknik i cili do jetë’ pjesë e një Marrëveshje në Ëashington. E qartë është se dialogu i zhvilluar në Bruksel është udhëhequr nga Kryeministri, sipas Vendimeve dhe ligjit që i takon, dhe me përfundim të dialogut duhet të kalohet në marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën Kushtetuta dhe Ligjet e përcaktojnë qartë se kush i udhëheq”, shkruan Kelmendi, përcjell Telegrafi.


Ish-deputeti i PDK-së, tha se gjithnjë ka qenë e ditur se marrëveshja përfundimtare duhet të ndodhë në Uashington sepse partneri dhe investitori kryesor për Kosovën është SHBA-ja dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë për çfarëdo arsye kjo marrëveshje ndërkombëtare nuk do lejohet të ketë tjetër titullarë përveç SHBA-ve.

“Andaj, nuk duhet të befasohemi se kush sipas kushtetutës e udhëheqë Kosovën në marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është për tu befasuar me ftesën e qartë, të përcaktuar për pjesëmarrje dhe renditje funksionesh, andaj, konkludojë se me rëndësi për Kosovën është të Përmbyllet pavarësia, të ketë marrëveshje me Serbinë, Marrëveshja të kalojë në Këshillin e Sigurimit sa më parë dhe në Kombet e Bashkuara si dhe vendimet e këtyre Mekanizmave ndërkombëtare të përcaktojnë garantin e zbatimit e që, kuptohet do jetë NATO.Nga data 27 Qershor 2020 do i urojë qytetarët, bashkëkombësit në rrugëtimin Historik, të paqes dhe luftës që ja dolët të realizoni ëndrrën shekullore, ku, kjo marrëveshje nga ajo datë, do hap, rrugëtimin tonë drejtë NATO-së, BE-së dhe liberalizimit të vizave”, tha Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori