LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Më bëjnë të lumtur përshtypjet e ambasadorit Hovenier për të arriturat e kompanive tona

Kelmendi: Më bëjnë të lumtur përshtypjet e ambasadorit Hovenier për të arriturat e kompanive tona

Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka pritur sot në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Me këtë rast Kelmendi bashkë me Ambasadorin Hovenier  vizituan ‘ELKOS’ dhe ‘EGI’, Qendrën Distributive dhe Fabrikën e biskotave në Zahaq.

“Kënaqësi dhe nderë i veçantë për mua dhe kompaninë time, që të prisnim sot në takim, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Jeff Hovenier. Me ambasadorin vizituam grupin tonë ‘ELKOS’ dhe ‘EGI’, Qendrën Distributive dhe Fabrikën e biskotave në Zahaq”, ka njoftuar Kelmendi në Facebook.


Afaristi pasi e ka falënderuar Hovenierin për kontributin e madh të SHBA-ve për lirinë e vendit tonë dhe demokracinë e arritur, e ka informuar atë për sfidat e investitorëve në vend.

“E informova për sfidat e investitorëve/pronarëve të moshës së re të fabrikës dhe legjislacionin që po sanksionon me doganë në repromateriale dhe akcizë në gaz”.

Në takim është përmendur edhe takimi i përbashkët me kryeministrin Kurti që ishte gjatë ditës së djeshme.

“Tutje bashkëbiseduam edhe mbi konkluzat e takimit të përbashkët që bashkë me ambasadorin e kishim dje, në Kryeministri me Kryeministrin Kurti, me fokus çështjet ekonomike”.

“Më bëjnë të lumtur përshtypjet e Ambasadorit me të arriturat e kompanive tona!”, ka përfunduar pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi./Telegrafi/