LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi për rolin e Thaçit në dialog: Ka dyshime se njerëzit e akuzuar nga Specialja mund të bëjnë lëshime të ndryshme (Video)

Kelmendi për rolin e Thaçit në dialog: Ka dyshime se njerëzit e akuzuar nga Specialja mund të bëjnë lëshime të ndryshme (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ramiz Kelmendi, ka thënë se ai personalisht nuk ka ndonjë averzion ndaj presidentit Thaçi, por do t’i qëndroj besnik qëndrimit të LDK-së.

“Nuk kam ndonjë averzion për Thaçin, e kam votuar [si president] nuk mundem me mohuar, por e mbaj qëndrimin e LDK-së”, ka deklaruar ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Kelmendi ka thënë se ka dyshime që njerëzit e akuzuar nga Gjykata Speciale mundë të bëjnë lëshime (në procesin e dialogut me Serbinë).


“Është një përgjegjshmëri dhe dyshueshmëri se ka rrezik që njerëzit e akuzuar nga Gjykata Speciale mos po veprojnë për lirime nga kjo gjykatë, bëjnë lëshime të ndryshme”.

Duke folur gjithnjë për presidentin Thaçi dhe rolin e tij në bisedimet me Serbinë, Kelmendi vlerëson se rreziku pikërisht shihet nga ndonjë vendim i ndikuar nga presioni i Gjykatës Speciale.

“Lirimet nga Gjykata Speciale janë elementi kryesor që paraqet rrezikun se [Thaçi] mundet me pru ndonjë vendim”.

Kelmendi ka thënë ndër të tjera se ata të cilët na kanë çliruar mund të përcaktojnë edhe shtrirjen e kufijëve të Kosovës.

“Ata që na kanë çliruar na kanë vendos një prerje kur i kanë vendos francezët në Mitrovicë, dhe vetëm ata që na kanë çliruar mund të përcaktojnë ku do të shkelë këmba jonë”, deklaroi Kelmendi duke thënë se është vetëm mendim i tij personal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori