LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi flet për vendimet e fundit të Qeverisë për coronavirusit

Kelmendi flet për vendimet e fundit të Qeverisë për coronavirusit

Ish deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë rreth coronavirusit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vendimet e Qeverisë dhe thirrjet e saj që nuk ka vend për panik nuk janë vendime të cilat ftojnë qytetarët të besojnë së çdo gjë është nën kontroll!

Sipas tij, kjo i bënë qytetarët të ndjehen më rehat, por pastaj të njëjtit sjellin vendime të domosdoshme të prera kokë më vete, dhe mund të sjellin vendime për izolim fshati, qyteze, qyteti dhe ndoshta tërë Kosovës.


“Nga përvoja ime jetësore, politike e qytetare mendojë se qytetarët urgjentisht kanë nevojë nga Institucionet, që përveç këshillave parandaluese që ishin të shumta, të këshillohen tashmë se si duhet pajisur me artikuj themelorë, ushqime për fëmijët, të moshuarit dhe të tjerët”, thotë Kelmendi.

Sipas tij, të informohen qytetarët se cilat vendime të Qeverisë për koronavirusin janë të duhura-urgjente dhe të domosdoshme, por duhet edhe të plotësohen me këshilla shtesë.

Këshillat dhe udhëzimet shëndetësore kanë qenë të bollshme.

Vendimet e qeverisë sillen në raport me kërkesat e IKSHPK, për izolim fshati. Qytetëse, Qyteti por edhe të tërë Kosovës.

Qeveria duhet të japë udhëzime si të mbijetohet si i izoluar, me çka do ushqehen fëmijët, pleqtë dhe tërë familja (mos bëni panik, nuk ka vend për panik) me këto fjalë nuk mjaftohen kurrë të izolohet familja.

Të caktohen telefonat pa pagesë për thirrje për nevoja ushqimore dhe nevoja tjera.

Duhet që tani të udhëzohen pa panik, por me kujdes se cilët artikuj janë të domosdoshëm, të sigurt për përdorim, cilët artikuj mundë të përdoren në raste të mungesës së energjisë elektrike.

Si do përgatisin ushqime, bukë, zierje në objekte banimi pa rrymë elektrike.

Andaj, këto udhëzime janë më se të nevojshme të dëgjohen edhe nga vendimi Qeveritarë apo çfarëdo institucioni i shtetit.

Pandemia e koronovirusit është një armik me të cilin nuk janë ballafaquar asnjë nga ekspertët mjekësorë, përveç në libra dhe rrjete sociale tani së voni.

Qeveria ka obligim të informoi, sugjerojë, mbrojë, shërojë dhe furnizojë me çdo gjë të nevojshme njerëzore.

Hiqeni taksen 100% se edhe në këto raste kemi nevojë të ndihmës së miqve dhe SHBA-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori