Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka reaguar ndaj vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për dënimin e kompanisë ELKOS Group në vlerë prej 1.3 milionë eurove.
Në lidhje me vendimin e AKP-së për kompaninë ELKOS, kryetari i Bordit të Odës se Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimit, sepse sipas tij, ELKOS është një kompani që është tatim paguesi më i madh i buxhetit të Kosovës.
“Ky vendim jo vetëm që po e dëmton ELKOS, por edhe shtetin, vendim i cili përçon një mesazh të keq tek investitorët e huaj”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka kërkuar nga AKP që ta shqyrtojë këtë vendim duke kërkuar njëkohësisht nga Kuvendi i Kosovës që ta mbikëqyrë seriozisht punën e AKP-së.
Pronari i kompanisë ELKOS Ramiz Kelmendi, ka bërë një kronologji të procesit të privatizimit për pronën në fjalë.
Deputeti Kelmendi, tha se AKP në formë arbitrare ka sjellë vendimin për dënimin në rreth 30 përqind të vlerës blerëse.
Ai ka akuzuar drejtorin e AKP-së Ekrem Hajdarin se po e shantazhon ELKOS-in sikur në kohën sa ka qenë në pozitë edhe në Doganë.
“AKP më ka shitë pronën, nuk ma ka falë, ne kemi investuar… Ne kemi arrit të eksportojmë , kërkesat kanë qenë për teknologji të re, sepse ka qenë e vjetër. Drejtori i AKP po punon për humbjen e imazhit të ELKOS. Ai është kundërshtar më i madh i ELKOS. Ai edhe nga Dogana ka shantazhuar këtë kompani”, tha Kelmendi, duke shtuar se ende nuk e ka marrë vendimin nga AKP.
Ai shtoi se ELKOS si një tatimpagues i madh, po e pengon dikë. Po ashtu, ai tha se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për këtë vendim të padrejtë të AKP-së. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa