Gazetari Adriatik Kelmendi, në një postim të tij në Facebook shkruan se Brukseli duhet të bllokojë lëvizjen e lirë në BE të 300-400 individëve, mos puna e të cilëve ka bllokuar liberalizimin e vizave. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Jam i shokuar dhe i pikëlluar nga fakti që dy individëve të dalluar të shoqërisë në Kosovë, Eroll Bilibanit dhe Agon Maliqit, nuk iu kanë dhënë vizat Schengen për të udhëtuar në Gjermani, gjegjësisht Poloni, ku ata ishin të ftuar në kapacitete profesionale.
Bunkerzimi i Kosovës ka një adresë. Kësaj radhe ajo adresë më pak është në shtete si Gjermania dhe Polonia, por është në Prishtinë.
Ka dy kushte të qarta nga Komisioni Evropian që kanë mbetur për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – janë demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, sado të padrejta që mund të na duken.
Ka individë me emër e mbiemër në Kosovë të cilët duhet t’u japin zgjidhje këtyre kushteve.
Ata janë 120 deputetët e Kuvendit dhe rreth 200-300 individë në qeverinë dhe institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Bllokimi i liberalizimit të vizave nga Brukseli është vendim radikal, për të na dënuar kolektivisht si qytetarë të Kosovës.
Unë besoj thellësisht se ky dënim është i gabueshëm, thellësisht jofer dhe jonjerëzor.
Sinqerisht, besoj se efektin shumë më të madh do ta arrinte Brukseli nëse do ta merrte një masë alternative bllokuese si synim presioni për t’i plotësuar dy kushtet për Kosovën.
Brukseli duhet t’ua bllokojë udhëtimin 120 deputetëve të Kuvendit dhe atyre 200-300 individëve në qeveri e institucione të drejtësisë, meqë të njëjtit nuk e ndajnë fare hallin e njëjtë të izolimit me bashkëqytetarët e tyre sepse shumica kanë edhe pasaporta të shteteve të tjera. Kështu që këtyre 300-400 individëve, mospuna e të cilëve ka bllokuar liberalizimin e vizave, as që iu bëhet dert se a janë të izoluar kosovarët, derisa ata udhëtojnë lirshëm, në shumicën e rasteve duke shfrytëzuar edhe vetë paratë e taksapaguesve të cilët i kanë getoizuar.
Nëse edhe ju vlerësoni se Brukseli duhet t’ua bllokojë udhëtimin deputetëve, qeveritarëve e gjyqëtarëve shpërndajeni sa më shumë këtë postim, ose postime të ngjashme me hashtag #IzolimPushtetarëveLiberalizimQytetarëve
Qytetarët s’kanë pse ta vuajnë dështimin e pushtetarëve!” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Policia gjen armë dhe municione në një bodrum në Mitrovicën e Veriut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura