Kelly Rowland u shfaq shumë “e egër” prapa skenave të fotosesionit për “Nylon France”, të ndarë nga grimeri i saj Sheika Daley, të mërkurën.

Ylli i "The Destiny's Child", 42-vjeçare, ishte pothuajse e zhveshur në një fustan me zinxhir argjendi që tregonte pjesën e sipërme të trupit të saj të tonifikuar.


Pjesa e poshtme e fustanit ishte prej materialit të argjendit, i tejdukshëm dhe i stolisur, shkruan DailyMail.

2 31

Muzikantja, e cila u pa së fundmi teksa shkonte në një klinikë për kujdesin e lëkurës, u fotografua duke kërcyer në xhirime, teksa modelonte dizajnin seksi.

'K E L L Y MF R O W L A N D!!!! për @nylonfrance #bts”, ka shkruar Sheika në postimin, duke festuar kopertinën e nëntorit të Kellyt.

4 18

Kelly rregulloi flokët e saj deri tek supet me fije rozë, në një bisht të çrregullt elegant.

Sa i përket glamit, ajo i vuri në pah tiparet e saj mahnitëse me rimelin me shkëlqim dhe buzëkuqin nudo.

5 15

Ylli gjithashtu “tronditi” me një sërë pamjesh të tjera emocionuese në klip, duke përfshirë një kostum të argjendtë dhe nudo.

Një tjetër veshje e lezetshme përbëhej nga një pale sytjena me zinxhir argjendi nën një pallto leshi vjollcë. Ylli e bashkoi veshjen me një palë pantallona lëkure të zeza. /Telegrafi/

7 6

9 4

77592163 0 image a 178 1699511013090

ii