LAJMI I FUNDIT:

KEK: Prapë spekulime nga KEDS për reduktimet e energjisë elektrike

KEK: Prapë spekulime nga KEDS për reduktimet e energjisë elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar pas njoftimeve nga KEDS-KESCO rreth reduktimeve të energjisë elektrike dhe daljes nga prodhomi i Bllokut B@ të Termocentralit “Kosova B”. Ata kanë premtuar se kjo njësi pritet të rikthehet në punë sot rreth orës 13:00 – 14:00

Zyrtarët e KEK-ut kanë thënë se KEDS po spekulon rreth reduktimeve të rrymës.

“Korporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike. Në prodhim aktualisht janë tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të Termocentralit ‘Kosovës A’ dhe një njësi e Termocentralit ‘Kosova B’.


“Blloku B2” sipas KEK-ut ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me herët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

“Pra, kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u spekulua përmes komunikatës për media të KEDS /KESCO por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i. Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon menjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogël për të evituar ndonjë prishje më të madhe në njësitë prodhuese të Termocentraleve”, thekson komunikata e KEK-ut për media.

KEK-u me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen e këtij problemi teknik.

“Në këtë situatë, pavarësisht se KEK-u nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth 90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH)”, kanë thënë zyrtarët e KEK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Kalo në kategori