Cilësohet të jetë njëra prej femrave më atraktive e më tërheqëse shqiptare.

Fjala është për modelen Kejvina Kthella, e cila po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e publikut çdo ditë e më shumë.


E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa publikon imazhe dhe video të ndryshme për fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi joshëse në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa ka vënë në plan të parë figurën trupore.

Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj të shumtë nuk kanë munguar.

Ndryshe, Kejvina famën më të madhe e arriti si velinë në emisionin "Xing me Ermalin", ku u largua para pak muajve për të vazhduar karrierën në Itali. /Telegrafi/