Keisuke Honda i kërkon Manchester Unitedit që të nënshkruajnë me të përmes Twitterit

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin 2019/20, me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e para.
Ndërsa u deshën penalltitë për ta mposhtur Rochdalen, ekipin nga League One (kategoria e tretë).
Djajtë e Kuq po vuajnë pa Paul Pogban, Anthony Martialin dhe Marcus Rashfordin, që do të mungojnë edhe ndaj Arsenalit.
United nuk janë mirë dhe lojtarët e lirë janë duke u kërkuar, ndërsa një nga ta është vetë ofruar në klub.
Legjenda e Japonisë. 33-vjeçari Keisuke Honda, i ka shkruar në Twitter klubin anglez se është i gatshëm nëse i ofrojnë kontratë.

“Më jep një ofertë. Nuk kam nevojë për para, por më duhet të luaj me skuadër të shkëlqyeshme dhe bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.
Honda ka luajtur për vendin e tij 98 herë duke shënuar 37 gola, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Melbourne Victory në Australi.
Ai shënoi shtatë gola në 16 ndeshje. /Telegrafi/



















































