Keisi Medini vjen me një pozë atraktive nga studioja

Ndërkohë që ka vendosur të ndërtojë një karrierë muzikore, Keisi Medini ka kaluar kohë në studio. Mirëpo, ajo ka arritur të marrë vëmendje me dukjen e saj përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Modelja e bukur ka pozuar në mënyrë atraktive me një fustan ngjyrë rozë të shkurtër e shtrirë mbi një karrige
"Në këtë mënyrë punoj unë", është përshkrimi që ia ka vënë bukuroshja fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Keisi është vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, ndërsa ka vendosur të ndërtojë një karrierë në muzikë.
Bashkëpunimi me Seldi Qalliun, “S’ka dashni”, është një prej realizimeve të pëlqyeshme muzikore, të cilën e sollën në fillim të këtij viti, ndërsa videoklipi i asaj kënge është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube. /Telegrafi/




























































