Konsumi i energjisë elektrike me uljen e temperaturave është rritur. Kjo shpesh herë edhe ka shkaktuar probleme me furnizim të qëndrueshëm të rrymë, për shkak të kapaciteve të pamjaftueshme energjetike në Kosovë. Megjithatë, nga KEDS thonë se janë ndërmarrë masa për furnizim të qëndrueshëm.
Sipas tyre, një pjesë e konsiderueshme e tensionit të mesëm do të futet nën tokë, ku do të largohen qindra shtylla dhe do të mundësohet dyfishimi i kapaciteteve furnizuese.
Zyrtari për komunikim në KEDS, Adlum Ramadani thekson se KEDS dhe KESCO kanë marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizim me energji elektrike gjatë sezonit dimëror.
“KEDS ka mundësuar që të siguroj importin, për të plotësuar zbrazëtirën në mes prodhimit dhe konsumit, në këtë rast konsumatorëve tanë. Jemi në një kohë pandemie, që padyshim se ka rritur edhe kërkesat nga ana e qytetarëve për energji elektrike, por konsiderojmë që masat e ndërmarra nga ana jonë pa dyshim që do të mundësojnë një furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerë për konsumatorët tanë gjatë kësaj sezone”, thekson ai, raporton KP.
E drejtori i Sistemit të Operimit, Bujar Jupaj thotë për KosovaPress, se KEDS po vazhdon të punojë në mirëmbajtjen e linjave, duke punuar me të gjitha kapacitetet të cilat i posedon. Ai thekson se investimet për këtë vit janë me dhjetëra miliona, por që në fund të vitit do të dihet se sa ka qenë shuma e saktë.
“Duke u bazuar në planet të cilat i posedojmë, planet për planifikim të mirëmbajtjes së linjave dhe investimeve, dhe duke u bazuar në atë se çka është finalizuar deri më tani, dhe ato të cilat janë në proces të finalizimit, ne mendojmë se do të kemi një dimër shumë më stabil, sa i përket sistemit elektro-energjetik. Prandaj, duke u bazuar që këtë vit ne edhe sipas planeve tona do të përfundojë, kjo e cila do të na ndihmojë në një operim shumë më të lehtë, më të sigurt dhe më stabil në të gjitha stacionet”, thekson ai.
Sipas tij, aplikacioni “Kosovanet”, po ndihmon në monitorimin në kohë reale sa i përket ndërprerjes me energji elektrike. Ndër tjera, ai thotë se konsumatorët kanë qenë të njoftuar sa i përket ndërprerjes me furnizim me energji elektrike në Prishtinë. E që ditëve të fundit ka pasur shumë raste në shumë lagje të Kosovës.
“Ajo nuk ka qenë në asetet tona, ka qenë në asetet e KOST-it. Me një angazhim maksimal nga ekipet e KOST-it dhe KEDS-it, ne kemi arritur në kohë reale të mundshme të përfundojmë. Duke marrë parasysh që një problem apo defekt i tillë merr kohë dhe afekton një numër të madh të konsumatorëve”, shton ai.
Ndërkohë, që Adlum Ramadani thekson se janë duke u bërë shumë punime në rrjetin energjetik, e që sipas tij, do të mundësojë në dyfishim të kapaciteteve furnizuese.
“Ky vit është i Prishtinës sa i përket investimeve, sepse në kryeqytet tashmë po investohen 17 milionë euro në rrjetin energjetik, i cili do të mundësojë dyfishim të kapaciteteve furnizuese. Një pjesë e konsiderueshme e tensionit të mesëm do të futet nën tokë, do të largohen qindra shtylla dhe gjithashtu do të mundësohen krijimi i linjave alternative. Nënkupton që në rast avarie në rrjet furnizimi, automatikisht do të kalojë në burimin dytësor, në mënyrë që konsumatorët tanë të përjetojnë sa më pak ndërprerjen e energjisë elektrike”, tregon ai.
Investime të tilla, Ramadani tha se ka pasur në Pejë, Podujevë, e Gjakovë. Ai njofton se ky projekt në Prishtinë pritet të përfundojë në pranverën e vonshme, i cili do të mundësojë furnizim të qëndrueshëm dhe pandërprerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës